Shefi i Nokia, Evropa shumë larg Kinës dhe SHBA-ve me teknologjinë 5G

10:03 | 27 Shkurt 2018

Nokia tha ditën e Dielë se kishte nënshkruar një marrëveshje me China Mobile, operatorin më të madh në botë për nga numri i abonentëve, për të zhvilluar rrjetet 5G në vendin me popullsinë më të madhe në botë.

“Operatorët kryesore të telekomunikacionit në Evropë kanë përshpejtuar axhendat e tyre të adoptimit të rrjeteve të gjeneratës tjetër 5G falë besimi të garantuar nga Nokia”, tha ekzekutivi i kompanisë Rajeev Suri, shkruan PCWorld Albanian.

Industria e pajisjeve mobile të rrjeteve, dominuar nga Kinezët e Huawei, Finlandezët e Nokia dhe Suedezë e Ericsson, por përballet me momentin më të vështirë prej dekadash ndërsa përgatitet për kalimin në 5G.

Rrjetet e para 5G komerciale pritet të implementohen këtë vit dhe Suri tha se disa prej vendeve ku do të instalohen antenat e para janë SHBA-të, Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina.

Nokia tha ditën e Dielë se kishte nënshkruar një marrëveshje me China Mobile, operatorin më të madh në botë për nga numri i abonentëve, për të zhvilluar rrjetet 5G në vendin me popullsinë më të madhe në botë.

Marrëveshje të ngjashme do të nënshkruhen me Vodafone.

Një vit më parë operatorët thonin se lançimi i 5G-së do të fillonte në 2019-ën. Shumë kompani po kërkonin justifikime biznesi nëse kalimin në 5G ishte i nevojshëm.

“SHBA-të dhe Kina do të lënë në hije Evropën dhe besoj se 5G do të lançohet në 2019-ën,” tha Ai.

Muajin e kaluar Nokia tha se do të bashkëpunonte me Facebook për të ofruar sinjale wireless me kapacitet të lartë në vende ku kabllot optike nuk janë instaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara