Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë prodhuar gjithsej 296 milionë telefona inteligjentë, që paraqet një rritje të prodhimit prej 18.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një raport i fundit nga Trendforce zbulon një rritje të fortë prej 18.7 për qind nga viti në vit në prodhimin e telefonave në tremujorin e parë të 2024, me dërgesa totale prej 296 milionë njësi.
Gjegjësisht, tregu është dominuar nga Samsung në tremujorin e parë të këtij viti dhe ka prodhuar 59.5 milionë telefona, transmeton Telegrafi.
Pasohet nga Apple, Xiaomi, Oppo (përfshirë OnePlus dhe Realme), Transsion (Infinix, Tecno, iTel) dhe vivo.
Së bashku, këto marka përbëjnë 80 për qind të tregut global të smartfonëve, me Samsung që mban deri në 20 për qind të aksionit total.
Por, përkundër kësaj rritjeje, Trendforce thotë se kjo është pasojë e prodhimit shumë të ulët në fillim të vitit 2023, kështu që shifrat nga tremujori i dytë i vitit 2024 do të jenë më realiste, dhe në përputhje me rrethanat ndoshta – më pak.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim