Në Berlin po organizohet spektakli më i madh i teknologjisë, që do të jetë i hapur për publikun e gjerë nga data 31 gusht deri në 5 shtator.
Në këtë eveniment, Samsung prezanton vizionin e tij për produktet dhe shërbimet e epokës së ardhshme të një jete plot ndërlidhje, mundësuar nga AI, IoT dhe 5G, në IFA 2018.
Samsung qëndron e gatshme të shpalosë të gjithë potencialin e AI dhe 5G për klientët e tij, ku vetëm gjatë muajve të fundit ka publikuar investime në shifra multi-miliardë dollarë, për të garantuar integrimin e vazhdueshëm të përparimeve të shënuara në sektorin e pajisjeve “hardware”, programimit dhe shërbimeve.
Ekrane me rezolucion 8K, pajisje shtëpiake plot me ide në rolin e ndihmësve inteligjentë apo aparatet celularë të gjeneratës së re si, Galaxy Note 9, janë disa nga produktet që po prezantohen në IFA 2018, si dëshmi e ambicieve të Samsung Electronics.

Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...