Samsung ka riafirmuar besimin se dyshja e Galaxy S9 do të performojë më të mirë sesa paraardhësit S8.
Kompania synon të shesë 43 milion njësi këtë vit për modelet Galaxy S9 dhe S9+ së bashku.
Ishte media Koreane The Bell e cila raportoi objektivat e Samsung. Për tre mujorin e parë gjigandi Korean pret shitje prej 12 milion njësi më pas 13 milion, 10 milion dhe së fundi 8 milion për tre muajt e fundit të 2018-ës, shkruan PCWorld Albanian.
Objektivi i ri i Samsung është 2 milion njësi më shumë sesa 41 milion njësitë e shitura të Galaxy S8/S8+ por më pak se 47 milion njësitë e shitura të Galaxy S7/S7+ në 2016-ën.
Counterpoint Research ka parashikuar 40 deri në 43 milion njësi të shitura. Megjithatë raportimet e para thonë se porositë për Galaxy S9 janë më të dobëta sesa S8-ës.
Për të ruajtur besnikërinë e konsumatorëve, Samsung do të rimbursojë një pjesë të vlerës së S9-ës për ata që kthejnë Galaxy S8-ën.
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...