Pas modës që nxori Nintendo me aparatet e tij të vegjël, ishte vetëm çështje kohe që edhe kompania Sony të propozonte një nismë të tillë.
Play Station Classic është një riprodhim i zvogëluar i aparatit të parë origjinal, i cili hyri në histori me markën Play Station. Operacioni “nostalgjia” i kompanisë japoneze Sony, kërkon t’i mundësojë një gjeneratë të re lojtarësh zbulimin e disa prej prodhimeve më të famshme të kësaj industrie.
Një përmbledhje prej 20 lojrash klasike, ndër të cilat: Final Fantasy VII, Metal Gear Solid, Tekken 3, Crash Bandicot, Pro Evolution Soccer 1, Street Fighter etj. do të përfshihen kësaj radhe në memorien e aparatit të ri, transmeton top channel.
Play Station Classic tregon në fakt diferencën e grafikës së papërpunuar të një kohe, kundrejt asaj bashkëkohëse. Puna e Sony-t për të prezantuar një version të zvogëluar të një produkti kaq të dashur për përdoruesit e tij ka qenë e përkryer.
Përmasat e kasës janë të reduktuara në krahasim me origjinalin në masën 45%, por pavarësisht zvogëlimit dhe mungesës së hapësirës për futjen e disqeve, çdo gjë tjetër në formë dhe në material është ruajtur në mënyrë të njëjtë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...