Shërbimet e Facebook dhe Instagram në Evropë mund të mbyllen nëse kompania e tyre mëmë, Meta, nuk mund të përpunojë, të ruajë dhe të transferojë të dhëna nga përdoruesit evropianë në serverët me bazë në SHBA.
Çështja kryesore janë transferet transatlantike të të dhënave, të cilat janë të rregulluara nëpërmjet marrëveshjeve që kompania t’i përdorë në mënyrë të ligjshme, duke i marrë nga përdoruesit e vendeve të Bashkimit Europian në serverat amerikanë. Këto modele marrëveshjesh janë ende në shqyrtim në Europë dhe kjo mund të prekë aftësinë e Metas për të garantuar shërbimet e këtyre platformave.
Në këtë raport të kompanisë teknologjike ka mundësi që ajo të mos ofrojë dot një numër të madh produktesh dhe shërbimesh, duke përfshirë dhe Facebook-un e Instagramin, në Europë, nëse nuk përshtatet një variant i ri transatlantik i transferimit të të dhënave me argumetnin se nuk mund të përdorë këto skema aktuale të vendosura sipas marrëveshjeve.
Ajo paralajmëroi më tej se nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë bizneset tregtare nuk do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me të dhe do të reduktojë buxhetin që këto kompani mund t’i japin asaj për reklamat.
Kompania Meta përdor një marrëveshje paraprake mes BE dhe SHBA të quajtur “Privacy Shield”, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2020./Albinfo.ch
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë