Rrjeti social Facebook ka konfirmuar faktin që shefi ekzekutiv do të takohet me krerët më të lartë të Parlamentit Europian për të diskutuar mbi shqetësimet mbi privatësinë në Bruksel.
Data e takimit me Mark Zuckerbergun nuk është përcaktuar ende, por presidenti i Parlamentit Europian tha se shpresonte që të ndodhte javën e ardhshme.
Bisedimet do të zhvillohen gjithsesi me dyer të mbyllura, në Konferencën e Presidentëve, ku marrin pjesë edhe udhëheqës të grupeve të ndryshme politike. Pas kësaj vizite do të zhvillohet edhe një dëgjesë publike, që parashikohet të ndodhë në qershor, ku do të thirren ekzekutivë të tjerë të Facebookut.
Rrjeti social u përfshi nga një skandal me shkeljen e privatësisë së të dhënave të miliona përdoruesve, të cilat ishin përdorur nga kompania e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, me seli në Londër, e cila pas skandalit ka njoftuar edhe mbylljen e biznesit.
Më 23 maj, Zuckerbergun do ta presë në Paris edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Zyra e këtij të fundit njoftoi se të dy ata do të zhvillojnë bisedime mbi privatësinë e të dhënave dhe taksat. Në samitin në pallatin “Elysee” do të marrin pjesë edhe krerët e Microsoftit, Intelit dhe IBM-së./tch/
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja