Pas caktimit të 7 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në konsultim me partitë politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që nesër të marrë vendimet e para për organizimin e procesit zgjedhor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Pas shpalljes së datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së nesërme (e premte, 1 maj 2026), KQZ do të mbajë mbledhje për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.
Ai theksoi se, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme, organizimi i tyre do të zhvillohet me afate të shkurtuara.
“Një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrethanat”, deklaroi ai.
Sipas Elezit, plani i aktiviteteve zgjedhore do të përcaktojë afatet për formimin e koalicioneve, certifikimin e subjekteve politike, dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, periudhën e fushatës zgjedhore, regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe akreditimin e vëzhguesve e mediave.
Ai bëri të ditur gjithashtu se KQZ do të miratojë edhe planifikimin buxhetor për organizimin e zgjedhjeve.
“Viti 2026 nuk është vit zgjedhor dhe në buxhetin vjetor të KQZ-së nuk janë paraparë mjete për zgjedhje të parakohshme. Në këto rrethana, KQZ do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për mjetet e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve”, përfundoi Elezi.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...