Makina e re elektrike nga Porsche është planifikuar të dalë në treg në vitin 2021.
Porsche po përgatitet për lëshimin e veturës Porsche Taycan të ri, e cila do të dalë në treg në vitin 2021.
Dhe tanimë janë bërë të ditura edhe disa nga karakteristikat e saj.
Ndër të tjera, një ekran i madh është integruar në edicionin e ri, i cili projekton “informacionin përkatës drejtpërdrejt në fushën e shikimit të drejtuesit”, transmeton Telegrafi.
Ekrani është i ndarë në 3 seksione.
Falë funksionit Smartlift, makina rregullon vet lartësinë e saj gjatë vozitjes në autostradë, në mënyrë që efikasiteti dhe rehatia të jenë në nivelin më të lartë.
Karakteristika e re e ruajtjes së baterisë “Plug & Charge” e ngarkimit është njoftuar gjithashtu.
Po ashtu makina përdor edhe një aparat fotografik për të njohur linjat e kufirit të korsisë.
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...