Prodhuesi gjerman Porsche, ka kërkuar edhe më herët t’i kthehet prapa disa vetura, sepse motorët e tyre përfshiheshin nga flakët.
Mirëpo, kësaj radhe nuk ka nevojë për shqetësim, meqë pjesa motorike e disa makinave të serisë Cayenne dhe Panamera, kanë defekt dhe mund të prishen, transmeton Telegrafi.
Probleme me motorin e Panamera dhe Cayenne
Megjithëse nuk parashihen dëme tjera, dëmtimi i motorit derisa makina është në lëvizje, mund të shkaktojë përplasje.
Rreth 18 mijë makina Panamera S, Panamera 4S dhe Panamera Turbo të prodhuara mes 2010 dhe 2012, e kanë këtë problem.
Po ashtu, Cayenne S dhe Cayenne Turbo SUV të prodhuara mes 2012 deri në vitin e kaluar, kanë defekte në motor.
Pasi që Porsche nuk ka shënime se kush i ka blerë këto makina, pronarëve të tyre iu kërkohet të kontaktojnë kompaninë për kthimin prapa, që do të jetë tërësisht i kompensuar. /Telegrafi/
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë