Disa pjesë nga ky SUV gjerman, që prezantohet në Kinë gjatë javës që vjen
Ishte pritur për një kohë të gjatë, që prodhuesi gjerman Mercedes, të nxjerrë nga linja e prodhimit Maybah një SUV luksoz, transmeton Telegrafi.
Kjo bëhet realitet së shpejti, pasi deri më tani janë bërë të gjitha punimet, që gjatë javës që vjen, të prezantohet kjo makinë në Beijing Motor Show.
Në disa fotografi të paautorizuara, shihen pjesë të enterierit të punuar me kujdes dhe ka përfundime të mahnitshme.
Me këto punime të detajuara, kjo makinë mund të përballet me Rolls-Royce Cullinan dhe Bentley Bantayga të ri.
SUV i fundit nga kjo linjë prodhimi, ishte një G650 Maybach Landaulet, që ishte i bazuar në platformën e G-Class.
Ende nuk dihet, nëse e edhe ky SUV do të ketë për bazë të njëjtin, por dihet se do ta shohim shumë shpejtë.
Deri më tani, ishte thënë se do të lansohet gjatë nëntorit të ardhshëm në LA Auto Show.
Derisa pritet për fillimin e panairit të Pekinit, ditëve në vijim, mund të kemi risi tjera nga kjo makinë luksoze. /Telegrafi/








Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...