OpenAI ka njoftuar se po teston modele të reja me Al, o3 dhe o3 mini, në shenjë të konkurrencës në rritje me rivalët si Google për të krijuar modele më të zgjuara për të trajtuar probleme komplekse.
CEO Sam Altman tha se startupi me AI planifikon të prezantojë o3 mini deri në fund të janarit dhe o3 të plotë më vonë, shkruan Reuters.
Mbështetur nga Microsoft, OpenAI prezantoi modele o1 në shtator, të dizajnuara për të shpenzuar më shumë kohë për përpunimin e pyetjeve dhe zgjidhjes së problemeve më të vështira.
Bëhet e ditur se modelet o1 janë të afta të arsyetojnë përmes detyrave komplekse dhe mund të zgjidhin probleme më sfiduese sesa modelet e mëparshme në shkencë, kodim dhe matematikë.
Ndërsa modelet e reja o3 dhe o3 mini të OpenAI, të cilat aktualisht janë në testim të brendshëm të sigurisë, do të jenë më të fuqishëm se modelet o1.
Ndryshe, OpenAI kishte nisur një garë me Al pasi prezantoi ChatGPT në nëntor 2022. /Telegrafi/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot