Bentley së shpejti do të ketë një udhëheqës të ri në krye.
Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, marka luksoze njoftoi se postin e CEO të kompanisë tani do ta marrë Frank-Steffen Walliser.
Bëhet e ditur se Walliser ishte pjesë e Porsche që nga viti 1995 prej kur kishte mbajtur pozicione të ndryshme brenda kompanisë.
“Transformimi i vazhdueshëm i industrisë së automobilave do të jetë një detyrë kryesore për Bentley gjithashtu, një detyrë që jam i lumtur ta marrë përsipër me ekipin”, tha Walliser.
Nuk ka dyshim se ai di si të ndërtojë automjete me performancë të lartë.
Kjo pasi ai mori përsipër edhe menaxhimin e serive 911 dhe 718 të Porsche, nga e cila largohet si kreu i zhvillimit të përgjithshëm të automjeteve./telegrafi
Izraeli bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht Somalilandin s...
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?
“Lodhja” – fjala e vitit 2025
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës