New York shpall mediat sociale si rrezik për shëndetin publik, por edhe një toksinë mjedisore. Deklarata është bërë nga vetë kryebashkiaku Eric Adams, i cili ka nënvizuar se brezat e rinj duhet të mbrohen nga rreziqet që që rrjetet sociale ekspozojnë.
Kështu New York ëhstë qyteti i parë në SHBA, ndoshta edhe në botë, që merr këtë lloj iniciative, ku rrjetet sociale do të trajtohen dhe etiketohen si të gjitha rreziqet e shëndetit publik, siç janë duhani apo armët. Sipas bashkisë së qytetit, nuk mund të vihet më në diskutim shëndeti mendor i fëmijëve, duke lejuar që kompanitë e mëdha teknologjike të bëjnë para e të monopolizojnë privatësinë e fëmijëve dhe adoleshëntëve.
Qëllimi është që të ruhet shëndeti i qytetarëve dhe mbi të gjitha që shoqëritë e mëdha të rrjeteve sociale të korrigjohen dhe të bashkëpunojnë në të mirën publike.
Në një moment të dytë do të publikohen edhe rregullat që do të duhet të aplikohen. Nisma të tilla nuk janë të reja në New York, ku më parë, ish-kryebashkiaku Bloomberg dha urdhër të ndalohej përdorimi i celularëve në të gjitha shkollat publike./Klan News
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...