Në cilin shtet janë më aktiv hajdutët e veturave? Portali britanik “Confused.com” ka krahasuar vjedhjet e veturave në 35 vende evropiane nga viti 2011 deri në vitin 2019, duke u bazuar në të dhënat e kompanive të sigurimit.
Për shpjegim, vjedhjet janë llogaritur në raport me numrin e banorëve të shtetit (vjedhje për 100 mijë banorë) dhe jo në raport me numrin e veturave të vjedhura.
Italia zuri vendin e parë, famëkeq, me 276 vetura të vjedhura për 100 mijë banorë. Sipas “Confused.com”, në Itali vidhen 19 vetura çdo orë. Ndër 5 vendet e para janë edhe Republika Çeke, Suedia, Franca dhe Greqia.
Numri më i ulët i vjedhjeve të veturave është në Danimarkë (pesë vjedhje për 100 mijë banorë), dhe pas Danimarkës janë Lihtenshtajni, Kroacia dhe Sllovenia me numrin më të vogël të vjedhjeve.
Sipas të dhënave, mesatarisht 569 nga 1000 njerëz në BE kanë një veturë (që nga viti 2019). Megjithatë, në disa vende të BE-së, shkalla e posedimit të veturave është dukshëm më e ulët. /autoblog
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...