Microsoft ka paralajmëruar se hakerët rusë, të cilët ishin prapa krimeve kibernetike të njohura si 2016 DNC, janë rikthyer për hakime të ndryshme dhe shënjestër i kanë korporatat dhe individët e pasur.
Studimi i bërë nga Microsoft Inteligence Center, ka gjetur se grupi rus Strontium apo i njohur më mirë si Fancy Bear, janë prapa sulmeve kibernetike që ndodhën në muajin prill.
Të njëjtin janë kthyer sërish dhe kanë bërë disa sulme, duke përdorur një mundësi shumë të lehtë që shumica nga ne nuk e vlerësojmë.
Fjalëkalimet e printerëve, që zakonisht i kanë ndonjë kod formal, janë bërë çelësi që hakërët të hynë nëpër shumë kompjuterë të korporatave dhe të marrin të dhëna të rëndësishme. Andaj, kërkohet që këto fjalëkalime, të ndryshohen menjëherë.
Mundësi tjetër që po përdorë i njëjti grup, janë edhe fjalëkalimet në telefonat e lidhura me internet dhe në dekoduesit e videove, andaj duhet bërë kujdes, që të ndryshohen edhe këto fjalëkalime me kode më të mira. /Telegrafi/
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...