
The Snapchat logo is displayed during the TechFair LA job fair in Los Angeles, California, U.S., on Thursday, Jan. 26, 2017. Filings for U.S. unemployment benefits rose more than forecast last week amid holiday-related volatility, while remaining low by historical standards. Photographer: Patrick T. Fallon/Bloomberg via Getty Images
Pjesa “social” rikthehet në plan të parë me mesazhet dhe historitë e miqve, të ndara nga seksioni i dedikuar për përmbajtjen media dhe krijuese.
Ky është çelësi i ndryshimit të fytyrës së Snapchat, aplikacioni i lindur për të dërguar foto e video 24 orëshe që tashmë fokusohet tek ringritja pasi është mposhtur prej muajsh nga rivalët si Instagram.
Numri një i shoqërisë Snap, Evan Spiegel, rrëfen në një video prej 60 sekondash në YouTube ndryshimet.
“Sot e bëjmë Snapchat më personal. Një nga kritikat sot për rrjetet sociale është se vendosin bashkë fotot dhe videot e miqve me përmbajtjet e editorëve, krijuesve. Por miqtë nuk janë thjesht “përmbajtje”, por është lidhja me ta”, thotë Spiegel.
Tashmë bisedat dhe Storie të miqve do të jenë në të djathtë të fotokamerës së Snapchat, ndërsa Storie të editorëve, autorëve do të shfaqen djathtas. Mes të rejave është edhe faqja më dinamike “Miqtë”, që do të tregojë kontaktet në bazë të mënyrës së ndërveprimit me të tjerët në platformë, një farë funksionimi i fuqizuar i “miqve më të mirë”. Ndërsa faqja e re Discover, do të jetë frut i miksimit të teknologjisë së ndërhyrjes njerëzore, përmbajtja do të aprovohet nga një skuadër personash realë, ndërsa propozimet e tyre për përdoruesin do të personalizohen përmes një algoritmi./top channel/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit