Gjiganti Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën janë përballur me probleme kibernetike në ditët e fundit.
Kjo është shifra e parë që tregon për seriozitetin e incidentit, dhe ka sugjerime që mund të ketë qenë incidenti më i keq kibernetike në histori.
Kaosi është shkaktuar për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, e ka bërë një gabim në përditësim të sistemit dhe për pasojë janë pamundësuar shumë operacione.
Në mesin e bizneseve të prekura kanë qenë aeroportet, bankat dhe spitalet.
Zëvendëspresidenti i Microsoftit, David Weston, ka thënë se shifra prej 8.5 milionë pajisjeve është më pak se 1 për qind e të gjitha pajisjeve Windows në botë.
Ky gjigant teknologjik ka thënë se incidenti ka vënë në pah rëndësinë që kompanitë sikurse Crowstrike të bëjnë kontrolle të vazhdueshme nëpër proceset e përditësimit, para se t’i lëshojnë në publik.
Kaosi i madh që është shkaktuar ka rritur ndërkohë paralajmërimet nga ekspertët që, hakerët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë probleme.
Shefi i kompanisë Crowdstrike, George Kurtz, i ka inkurajuar klientët që të sigurohen se po flasin me një përfaqësues të kompanisë, para se të shkarkojnë diçka nëpër pajisjet e tyre./rel/
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...