Mark Zuckenberg planifikon të shpëtojë botën përmes Facebook-ut

09:14 | 18 Shkurt 2017

Mark Zuckenberg ka kaluar 13 vitet e para në Facebook duke u përpjekur të lidhë njerëzit nëpër botë. Tani ai është i fokusuar në gjetjen e mënyrës për të ndalur botën nga ndarja. Zuckenberg ka shkruar rreth misionit të facebook-ut, për të ndërtuar një komunitet global, ndryshe nga trendi i politikave të Amerikës sot apo vendeve të tjera larg saj.

“Kur nisëm, kjo ide nuk ishte kontreoverese. Ende sot ka njerëz që janë lënë mënjanë nga mundësia e lidhjeve globale. Ekzistojnë shumë pyetje rreth faktit se kur do të mund të krijojmë një komunitet global që punon për të gjithë, një rrugë që do të ecë përpara ose në drejtim të kundërt” –shkruan Mark, transmeton living.al Ai ka disa ide sesi të jeni më të përfshirë dhe të informuar. Sigurisht që përgjigjja mban një emër, Faceboook. Zuckerberg thotë që do të përdorë inteligjencën artificiale për të goditur propagandën terroriste, si dhe do të ndërtojë mjete të reja që inkurarojnë angazhimin qytetar. Të gjitha këto perspektiva dhe informacione do të shtohen në rubrikën e njoftimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara