Adobe ka prezantuar versionin 1.4 të aplikacionit Lightroom Mobile për telefonat e mençur me platformë Android. Me versionin e tij të fundit, aplikacioni për rregullimin e fotove tani është plotësisht falas, pra ju nuk keni nevojë më të jeni pjesë e abonuesve në Adobe Creative Cloud për të shkarkuar apo përdorur aplikacionin.
Adobe kishte bërë më parë aplikacionin Lightroom Mobile për iOS falas kur publikoi versionin 2.0 në muajin tetor të këtij viti, transmeton arbresh.info.
Lightroom Mobile së fundmi ishte listuar nga gjiganti kërkimor Google si njëri nga aplikacionet më të mira në Google Play të vitit 2015 derisa shërbimi është i projektuar për të ofruar mjete të fuqishme për editimin e fotove./arbresh.info
Musliu propozon Këshill Ndërpartiak për ta “shpëtuar” Kosovë...
Kurtishaj flet me shifra: Mijëra qytetarë nga Kosova janë ni...
Durrës, gjenden të fshehura tri armë në veturën e cila po po...
Sot shënohet Dita Botërore e sigurisë së ushqimit
Gjermani: Burri e hedh të dashurën nga ballkoni
E rëndë në Belgjikë: Nënë e bijë nga Ukraina gjenden të vrar...