Prodhuesi kroat Rimac Automobili ka zbuluar veturën e saj të dytë elektrike në panairin e veturave në Gjenevë, të quajtur C_Two.
C_Two është veturë elektrike me 1,888 kuaj fuqi e cila shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 1,85 sekonda e atë maksimale prej 415 kilometra në orë.
Rimac C_Two ka bateritë 120kWh nga litiumi të cilat mund të mbushen 80% për vetëm 30 minuta, e me një mbushje të vetme të baterive mund të përshkoj 640 kilometra rrugë.
Rimac C_Two ka nga një motor në secilën rrotë të saj, që do të thotë ka të gjitha rrotat aktive, ndërsa kushton rreth 1 milionë euro./Koha.net/

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...