Nga të dhënat e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), për vitin 2017 që lidhen me përdorimin e internetit nga pjesa e popullsisë, del se islandezët janë të parët në botë me 98 për qind, ndërsa të fundit në listë prej 20 vendeve janë indonezianët me 25 për qind, shkruan Telegrafi.
Në vend të dytë janë Mbretëria e Bashkuar dhe Katari me 94 për qind, ndjekur nga Japonia me 92 për qind dhe Holanda me 90 për qind. Vendet që kanë pjesëmarrje të përdorimit të internetit më pak se 90 për qind është dhe Kosova me 88.8 për qind.
Në dhjetëshen e dytë të listës kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia me 76 për qind, Arabia Saudite me 73 për qind, Italia me 61 për qind, Brazili me 59 për qind, Turqia me 58 për qind dhe Kina me 53 për qind. Listën e përmbyll Nigeria dhe Indonezia me 25 për qind.
Sondazhi i ‘We Are Social’ dhe ‘Hootsuite’, prezantuar në raportin ‘Global Digital, 2018’, zbulon se tani ka më shumë se katër miliardë njerëz në mbarë botën që përdorin internetin dhe më shumë se tre miliardë njerëz në botë përdorin çdo muaj mediet sociale. /Telegrafi/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...