Gjiganti teknologjik, Apple, ka konfirmuar se më 9 shtator do të mbajë në Kaliforni konferencën në të cilën do të shpalosen telefonat e rinj, iPhone dhe përditësime në pajisje të tjera e aplikacione.
Ftesat për të ftuarit shkruan se ka ardhur koha e shkëlqimit, ndërsa s’janë dhënë detaje të tjera.
Është e pazakontë që Apple të organizojë ngjarjen të hënave. Tradicionalisht kjo është mbajtur të martave.
Deri tash nuk ka pasur shumë detaje për telefonin e ri, por raportohet se do të vijnë katër modele iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max. Risi pritet të jetë përfshirja e inteligjencës së Appleit në të gjithë telefonat dhe ka pasur raportime për disa butonë specialë.
Ndërkohë ende nuk dihen çmimet e pajisjeve të reja.
Deliu-Kodra s’pret të ketë ndryshim sot në Kuvend: Është për...
Albulena Haxhiu arrin në Kuvend, tregon nëse do të ketë ndon...
18 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 24 orëve
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë ...
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t’i bash...
Kapet me 16 mijë franga false në Han të Elezit, arrestohet n...