Një numër alarmues i shoferëve rrallë herë pastrojnë makinën e tyre.
CarRentals.com anketoi 1,000 shoferët për të parë se sa shpesh pastrojnë enterierin e makinave të tyre. 32% e të anketuarve thanë se pastrojnë makinën një herë në vit nga brenda dhe një tjetër 12%-sh thanë se kurrë nuk e pastrojnë këtë pjesë.
Rreth 700 lloje bakteresh jetojnë brenda një automjeti, që do të thotë se, kur hani ushqim në makinën tuaj, ju e ekspozoni veten edhe më shumë ndaj sëmundjeve.
Nëse ushqimi derdhet në brendësi të makinës dhe ekspozohet në diell, bakteret mund të shumëfishohen dhe të përhapen edhe më shpejt.
CarRentals.com ka matur edhe sa baktere për centimetër katror, ose njësi formimi (CFU) ka në sipërfaqen mesatare të brendshme..
Mesatarisht, u zbulua që në timon të ketë 629 CFU për centimetër katror. Kjo nënkupton se timoni është gjashtë herë më i ndotur sesa një ekran i smartfonit, katër herë më i ndotur se një tualet publik dhe dy herë më i ndotur se një buton ashensori.
Për t’u siguruar që makina juaj të jetë e pastër, provoni që të fshini sipërfaqet e brendshme, të ndryshoni filtrin tuaj të ajrit, të fshini tapicerinë dhe të lani me shampo qilimat.
Gjithashtu, çelësat e makinës suaj janë mjeti më i zakonshëm i prekur, prandaj sigurohuni që t’i pastroni ata shpesh.
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...