Një orë që nuk tregon kohën. Në fakt, gjurmon vendndodhjen e miqve apo familjarëve tuaj. Dora është një person në qarkun tuaj, dhe “ora” vendndodhjen dhe statusin e personit.
Ora “Weasley” e Harry Potter mund të bëhet reale shumë shpejt, shkruan TechInsider. Ajo tregon vendndodhjen dhe kur personi i dashur është në udhëtim.
Por si punon ajo?
Njerëzit që dëshironi të kenë në këtë orë, duhet të instalojnë një aplikacion në telefonin e tyre dhe të shtojnë vendet që frekuentojnë më tepër si “shkollë” apo “punë”. Aplikacioni dërgon të dhënat e tyre tek ora. Për ata që janë të shqetësuar për privatësinë, shpikësi bën të ditur se në mënyrë konstante i fshin të dhënat nga serveri i vet.
Madje çdo përdorues mund të zgjedhë vetë çfarë vendndodhjeje do të shpërndajë. Ora pritet të shitet për 500 dollarë./tch/
https://www.youtube.com/watch?v=K0lqLNws35w
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...