Kompania hapësinore e Jeff Bezos, “Blue Origin” ka paditur së fundmi NASA-n.
Sipas mediave, padia ka të bëjë me vendimin për t’i dhënë një kontratë të uljes hënore (prej 2.9 miliardë dollarësh) kompanisë SpaceX të Elon Musk. Kompania e Bezos, tha se kishte “probleme themelore” me marrëveshjen, duke e quajtur atë të padrejtë. Mosmarrëveshja buron nga një vendim në prill për t’ia dhënë kontratën një kompanie, jo dy siç pritej, për shkak të një mungese financimi.
Në një paraqitje gjyqësore, “Blue Origin” tha se vazhdoi të besonte se duheshin dy ofrues për të ndërtuar sistemin e uljes, i cili do të transportonte astronautët në sipërfaqen e Hënës qysh në vitin 2024.
Kompania akuzoi NASA-n për “vlerësim të paligjshëm dhe të pahijshëm” të propozimeve të saj gjatë procesit të tenderit.Shefja e kërkimeve njerëzore të NASA-s, Kathy Lueders, pranoi se buxheti aktual i agjencisë hapësinore e përjashtonte atë nga përzgjedhja e dy kompanive. Kjo ndodhi pasi Kongresi i dha vetëm 850 milionë dollarë nga 3.3 miliardë dollarë që kërkoi për projektin. NASA duhet të paraqesë një përgjigje ndaj veprimit ligjor deri më 12 tetor.
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin