Nuk ka paqe për kompaninë e Mark Zuckenberg. Facebook dhe Instagram sot patën sërish probleme në vende të ndryshme të botës, edhe pse të një niveli më të ulët sesa “katastrofa” që katër ditë më parë bllokoi platformat e njohura për gati 7 orë, duke paralizuar komunikimin botëror.
Problemet u raportuan rreth orës 20:00 të ditës së sotme, dhe zgjatën pothuajse një orë. Më problematike ishte situata Instagram, më të lehta për Facebook, dhe pothuajse të pallogaritshme për WhatsApp.
Kompania pohoi defektin, duke i kërkuar sërish falje miliarda përdoruesve të saj. Gjithsesi, kjo e sotmja vjen si një tjetër goditje të kredibilitetit të Facebook, që nga e hëna e zezë humbi 100 milionë dollarë drejtpërdrejt, por edhe 40 miliard dollarë nga vlera e titullit në bursë që ra me 5%.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ditët e fundit ish-menaxherja Frances Haugen, e cila tashmë po bashkëpunon me autoritetet e SHBA-së lëshoi akuza të rënda ndaj kompanisë, gjatë një seance dëgjimore në Capitol Hill, ku lëshonte alarm për një ndikim të rrezikshëm të këtyre platformave. /a2news
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...