Apple ka prezantuar më 12 shtator tri modele të reja të telefonave të mençur – iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR.
iPhone XR, që përbën modelin më të lirë nga të tre, do të dalë në shitje më 26 tetor, ndërsa do të mund të porositet nga 19 tetori.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone XR (versioni me 64GB) do të kushtojë 749 dollarë, apo 643 euro.
Por, sa do të kushtojë ai në vendet kryesore të Evropës?
Në Gjermani, iPhone XR do të kushtojë 849 euro, ashtu sikurse edhe në Austri. Në Zvicër, iPhone XR do të mund të blihet për 879 franga zvicerane, apo 780 euro.
Në Angli, iPhone XR do të kushtojë 749 paund, apo 841 euro. Në Itali, iPhone XR do të mund të blihet për 889 euro.
Në Spanjë, çmimi i iPhone XR do të jetë 859 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.
Tani për tani nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone XR në Kosovë dhe Shqipëri dhe as se kur do të dalë në shitje.

Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...