Volkswagen planifikon të fillojë prodhimin e Golf 8 në fabrikën e Wolfsburgut në muajin shtator.
Sipas AutoNews, pritet që Golfi i ri do të mbërrijë vetëm në shitje në shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton KosovaPress.
Sipas të njëjtit burim, plani fillestar i Volkswagen ishte të njoftojë zyrtarisht një gjeneratë të re të makinave më të shitur në Evropë në panairin e veturave të Frankfurtit në shtator, por premiera botërore duhej të zhvendoset më vonë për shkak të problemeve softuerike të sistemit të ri multimedial.
VW në Frankfurt përqendrohet më shumë në premierën e kompakt hatch-back I.D., me të cilën gjiganti gjerman fillon ofensivën në tregun elektrik.
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president