Reuters po citon një raport të kohëve të fundit të Nikkei Asian Review bazuar në burime të cilat pretendojnë se Apple po mobilizon furnizuesit e saj për lansimin e iPhone 5G.
Raporti rikonfirmon thashethemet e mëparshme në atë se do të ketë tre iPhone me 5G të aktivizuar vitin e ardhshëm.
“Kjo do të jetë hera e parë që Apple prezanton iPhone 5G. Do të jenë tre prej tyre dhe kompania ka vendosur një objektiv agresiv të shitjeve” – thuhet nga burimi i njohur me çështjen.
Për më tepër, më shumë konfirmime vijnë në lidhje me çipin e modemit që Apple do të përdorë për të mundësuar 5G në telefonët e tyre.
Qualcomm do të jetë furnizuesi i modemit, që është gjithashtu diçka që është raportuar tashmë.
Informata e fundit u publikua nga Nikkei, duke u mbështetur në informacionet e marra nga katër persona të njohur me planet e Apple shkruan Telegrafi
Ndërsa ky raport konfirmon parashikimin e mëparshëm të Ming Chi-Kuo për tre iPhone 5G, ai kundërshton raportin e fundit i cili sugjeron që do të ketë katër.
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...