Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë gola të shënuar

21:56 | 28 Prill 2026
D.H

Është mbyllur pjesa e parë e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Bayernit, ku ka prodhuar pesë gola gjithsej.

Kampioni në fuqi i Evropës, PSG është në epërsi 3-2 pas 45 minutave të para, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja nisi më mirë për gjermanët që realizuan me Harry Kane nga penalltia në minutën e 17-të për 0-1.

Por shtatë minuta më vonë, Khvicha barazoi rezultatin në 1-1. Në minutën e 33-të, Joao Neves e kaloi në epërsi Parisin me golin e tij me kokë.

Katër minuta para fundit Olise me një super gol barazoi rezultatin.

Por krejt në fund, kampioni në fuqi i Evropës, fitoi një penallti falë një prekje të topit me dorë nga Davies. Në gol e konkretizoi fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele për ta çuar Parisin në pushim me epërsi 3-2.

Pjesa e dytë pritet të jetë e jashtëzakonshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale