Një kornizë e hollë, në linjë me Infinity Display të vendosur nga Samsung tek Galaxy 8, dhe një bateri e dyfishtë në gjendje të zgjasë jetën e saj më shumë se një ditë. Këto janë thashethemet e fundit që qarkullojnë mbi iPhone 8, pajisja që pritet në vjeshtë dhe që shënon 10-vjetorin e iPhone.
Sipas zërave që qarkullojnë iPhone 8 do të ketë një ekran Oled prej 5.8 polsh, por me përmasa të njëjta si iPhone7, një kornizë shumë të hollë, vetëm 4 mm. Butoni “Home” virtual, do të jetë i integruar në ekran, ashtu si dhe fotokamera e përparme, që do të zhduket nga shikimi. Smartphone do të jetë prej xhami si para të mbështjella me metal.
Krahas të tjerave pajisja e Apple do të ketë një sistem ushqyerje wireless për baterinë, që mund të jetë e dyfishtë për të garantuar jetëgjatësi. Mund të jetë edhe një teknologji e njohjes së fytyrës e menduar për autenticitetin e pronarit të saj, që thjesht do i bashkangjitet dhe nuk do e zëvendësojë lexuesin e gjurmëve dixhitale.
Online qarkullojnë dhe zëra të tjerë që vijnë nga Asia, për një Plan B që ka Apple në rast të vështirësive të integrimit të Touch Id në ekran, dhe që bëhet fjalë për të spostuar në pjesën e pasme të telefonit lexuesin e gjurmëve të gishtave. Kjo zgjidhje, që ndoshta mund të mos ndodhë, përjashtohet nga analisti i Cowen and Company, Timothy Arcuri.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit