Microsoft po u shton aplikacioneve të saj tradicionale Paint dhe Notepad në Windows aftësi të reja të bazuara në Al, duke i kthyer këto mjete të thjeshta në platforma më të avancuara për krijim dhe redaktim përmbajtjeje.
Përditësimet po u shpërndahen aktualisht përdoruesve të Windows Insiders në kanalet Windows 11 Canary dhe Dev, dhe sjellin veçori që deri tani nuk kanë qenë të zakonshme për aplikacione të tilla bazike.
Në Notepad, përdoruesit tani mund të përfitojnë nga funksione të reja të Al, si rishkrimi i tekstit, përmirësimi i stilit, si dhe përmbledhja automatike e përmbajtjes, duke e bërë aplikacionin më të dobishëm për shënime të shpejta apo redaktime.
Ndërkohë, Paint po fiton aftësi të reja krijuese, përfshirë gjenerimin e ilustrimeve digjitale përmes Al, si dhe krijimin e menjëhershëm të faqeve për ngjyrosje, duke u dhënë përdoruesve më shumë mundësi për kreativitet pa pasur nevojë për mjete të avancuara dizajni.
Këto përditësime janë pjesë e strategjisë më të gjerë të Microsoft për të integruar Al në përvojën e përditshme të Windows, edhe në aplikacionet më të thjeshta, duke i bërë ato më funksionale për përdoruesit
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman