Instagram rrëzoi pretendimet e publikuara ditën e sotme se kompania ishte duke elaboruar lançimin e një butoni për ri-shpërndarjen e postimeve.
U tha se kompania pas aplikacionit të njohur të fotografisë ishte duke zhvilluar një mënyrë shpërndarjeje për postimet që përdoruesit kanë dëshirë ti ndajnë me ndjekësit ngjashëm me funksionin e ricicërimave në Twitter.
Sipas The Verge ky funksion do të quhej “Seamless Sharing.”
Sajti pretendonte se ka parë një version të sistemit të ri në fazat e para të zhvillimit.
Por menjëherë erdhi reagimi i Instagram duke mohuar këto pretendime. Për të ndarë një përmbajtje me miqtë dhe ndjekësit ajo që duhet të bëni është të kopjoni linkun dhe ta dërgoni me mesazh.
Lançimi i një butoni “regram” do ti hapte rrugë fenomenit “fake news” thonë analistët.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...