Rrjeti social Instagram së fundmi ka shtuar një veçori të re për përdoruesit e iOS që do ta bëjë më të lehtë postimin e fotove në Story.
Aplikacioni tani vjen me një miniaplikacion që e hap drejtpërdrejt kamerën dhe i lejon përdoruesit të shkrepin foto ose video edhe kur telefoni i tyre është i kyçur.
Kjo veçori u shtua pa bërë shumë bujë. Madje nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga kompania ose pronari i aplikacionit, Adam Mosseri.
Miniaplikacioni i quajtur Story Camera është një opsion i mirë për ata që nuk shqetësohen për cilësinë e imazhit, pasi thuhet se kualiteti i fotos që shkrepet me këtë funksion nuk do jetë i njëjti si i një fotoje të shkrepur nga kamera e telefonit.
Funksioni është prezantuar javën e kaluar dhe pritet të arrijë te të gjithë përdoruesit e versioneve iOS 16 ose më të lartë ditëve në vijim.
Ndryshe, Instagram po punon edhe në shumë funksione tjera të reja. Një raport i mëparshëm theksoi se kompania po sjell një veçori të quajtur Friend Map, e ngjashme me Snap Map. /Telegrafi/
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025