Duke filluar nga 1 janari 2025, Hyundai Motor Company do të ketë një CEO të ri.
Jose Munoz u emërua si kreu i ri i prodhuesit korean të automjeteve, duke pasuar CEO-n aktual, Jaehoon Chang.
Munoz është një biznesmen spanjoll i cili më parë ka shërbyer si CEO i Hyundai dhe Genesis Motor America North, përcjell Telegrafi.
Para kësaj, ai ishte Shefi i Performancës për Nissan Motor Corporation dhe Kryetar i Nissan për Kinën dhe Amerikën e Veriut për më shumë se 15 vjet.

Munoz iu bashkua markës në vitin 2019 dhe ndihmoi në rritjen e saj me produkte si Ioniq 5, duke u fokusuar në zgjerimin e markës në mbarë vendin.
Ai do të përfundojë mandatin e tij si CEO i Hyundai dhe Genesis Motor në Amerikën e Veriut me debutimin e SUV-it të ri elektrik Ioniq 9 në Auto Show 2024 në Los Angeles.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...