Një ekip hulumtuesish kinezë pretendojnë se kanë vendosur një rekord të ri në kompjuterikën kuantike dhe se kompjuteri i tyre është shumë më i fuqishëm sesa ka parë bota deri më sot.
Sipas tyre, kompjuteri kuantik që ata posedojnë kishte arritur të zgjidhte një problem me 56 nga 66 kubitët që ka dispozicion, një ekuivalent i bits në një kompjuter konvencional.
Është një hap i madh përpara krahasuar me procesorin Sycamore të Google që ka vetëm 54 kubitë. Në 2019-n, Google ka thënë se kompjuteri që ato kishin ishte i pari që arrin supremaci kuantike, pragu ku kompjuterët kuantikë zgjidhin probleme që nuk mund t’i zgjidhin kompjuterët klasikë.
Kompjuteri kuantik kinez kishte zgjidhur një problem për 70 minuta që superkompjuteri klasik më të fuqishëm në botë i duhen 8 vite.
Megjithatë ndërtimi dhe përdorimi i kompjuterëve kuantikë është sfidë më vete. Nevojitet që të mbahen në temperatura 273.15 gradë celsius që të përdoret gjithë potenciali i tyre.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...