Google kohët e fundit ka hequr 22 aplikacione nga dyqani i tij “Play Store”.
Gjiganti i kërkimit hoqi aplikacionet pasi studiuesi i sigurisë, Sophos, gjeti se këto aplikacione po përdoren për mashtrime nga hakerat, transmeton lajmi.net.
Lista përfshin disa nga aplikacionet popullore si Sparkle Flashlight, me më shumë se 1 milion shkarkime.
“Nga perspektiva e përdoruesit, këto aplikacione shpenzojnë baterinë e telefonit dhe mund të shkaktojnë mbingarkesa të të dhënave kur aplikacionet vazhdimisht funksionon dhe komunikon me serverët në sfond”, paralajmëroi raporti i Sophos.
“Për më tepër, pajisjet kontrollohen plotësisht nga serveri C2 dhe mund të instalojnë potencialisht ndonjë modul keqdashës pa udhëzimet e serverit “, theksohej tutje në raport.
Më poshtë mund të gjeni listën e 22 aplikacioneve.
22. Sparkle FlashLight
21. Snake Attack
20. Math Solver
19. Tak A trip
18. Magnifeye
17. Join Up
16. Zombie Killer
15. Space Rocket
14. Neon Pong
13. Just Flashlight
12. Table Soccer
11. Cliff Diver
10. Box Stack
9. Jelly Slice
8. AK Blackjack
7. Color Tiles
6. Animal Match
5. Roulette Mania
4. HexaFall
3. HexaBlocks
2. ShapeSorter
1. PairZap.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...