Brian Rakowski është zyrtari i lartë në Google, që ka bërë të ditur se Pixel 4 nuk ka 5G, për shkak se “nuk është e gatshme për klientët”.
Pas prezantimit zyrtar të këtij smartfoni, që është pritur për një gjatë, derisa ka pasur lajme të ndryshme lidhur me të, është mësuar edhe arsyeja pse nuk e ka sistemin për lidhjen në rrjetin e ri të internetit, transmeton Telegrafi.
“Do ta ketë edhe këtë sistem, mirëpo tani nuk është koha për ta blerë një telefon me rrjet 5G. Telefonit ende duhet energji, si në softuer ashtu edhe në pjesën harduerike, derisa 5G vetëm do ta dobësonte. Në anën tjetër, nuk ka mbulim të duhur për këtë rrjet, andaj mund të thuhet se është herët” ka thënë Rakowski.
Sipas tij, duhet shumë punë në këtë aspekt, ndërsa Google është duke punuar, që ta sjellë pikërisht në kohën kur është sa më e përshtatshme dhe e gatshme për përdorim.
Mirëpo, në një të ardhme të afërt, Google nuk hedhë poshtë integrimin e 5G në Pixel të ri, që të përshtatet sa më mirë me nevojat e kohës.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...