“Google” regjistron vendndodhjen e përdoruesit edhe kur nuk i kërkohet ta bëjë këtë gjë. Kjo mund të prekë rreth 2 miliardë përdorues të Androidit dhe Apple-it, që përdorin “Google” për kërkime në hartë.
Studimi i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Princeton i ka zemëruar jo pak ligjvënësit në SHBA.
“Google” u përgjigj duke argumentuar se jep udhëzime të qarta për përdorimin e çaktivizimin e opsioneve të tij.
Por sipas studimit, vendndodhjet e përdoruesve regjistrohen edhe kur historiku i vendndodhjes është çaktivizuar.
Për shembull, “Google” ruan fotografi të vendit ku ndodhet përdoruesi kur hapesh aplikacionin Map (Hartat).
Përditësimet automatike të motit në telefonat Android tregojnë përafërsisht vendndodhjen e një përdoruesi.
Kërkimet që nuk kanë të bëjnë me vendndodhjen e përcaktojnë gjatësinë dhe gjerësinë e saktë gjeografike të vendit ku ndodhet përdoruesi.
Trump tërheq ftesën e Kanadasë për në “Bordin e Paqes”
Kushner zbulon planin e ri për Gazën – Rindërtimi përfshin b...
KRM “Pastrimi” njofton çmimoren e re për grumbullimin e mbet...
Parashikimi i motit për të premten
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...