Prodhuesi gjerman i automjeteve “Audi” është dënuar nga Prokuroria me gjobë prej 800 milionë euro për shkak të dështimeve në automjetet dizel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Grupit Volkswagen në të cilën ndodhet edhe “Audi”, thuhet se Prokuroria e Mynihut ka vendosur për një vendim administrativ për shkak të devijimieve në kërkesat rregullatore në disa automjete dizel V6 dhe V8 të prodhuara ose të shpërndarë nga Audi AG.
Më tej bëhet e ditur se në vendimin administrativ parashihet gjobë prej rreth 800 milionë euro, ndërsa Audi AG ka pranuar që ta paguajë këtë.
Ndërkohë CEO i Audi Rupert Stadler ishte arrestuar në muajin qershor i dyshuar se ka errësuar provat në kuadër të hetimit për skandalin e dizelit.
Grupi Volkswagen brenda saj përfshin markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat, Skoda, Bugatti, Scania dhe Man. “Audi” një kohë të gjatë ishte në rend dite për shkak të skandalit me emetimet e dizelit, ndërsa ishte detyruar të paguajë gjoba të mëdha autoriteteve amerikane dhe gjermane si dhe ishte detyruar të tërheqë miliona automjete.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit