Sipas Threat Fabric, ka pesë aplikacione Android që ju duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj për shkak të viruseve që ato përmbajnë.
Tashmë ato janë larguar nga Google Play Store, por do të mbeten në telefonin tuaj nëse ju i keni instaluar ato më herët.
Ky veprim nga Google vjen pasi këto pesë aplikacione përmbajnë një virus bankar (trojan) të quajtur Anatsa, me anë të së cilit hakeri mund të marrë kontrollin e telefonit tuaj pa e ditur ju, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai jo vetëm që mund të ketë qasje në të dhënat tuaja personale, por edhe mund të kryejë pagesa nga aplikacionet tuaja bankare.
Këto janë pesë aplikacionet që duhet t’i fshini nga telefoni:
Phone Cleaner – File Explorer
PDF Viewer – File Explorer
PDF Reader – Viewer&Editor
Phone Cleaner: File Explorer
PDF Reader – File Manager.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...