Volkswagen Tayron është fotografuar duke u testuar vetëm një muaj pasi janë zbuluar imazhet e SUV-it të ri.
Tayron aktualisht është i disponueshëm për tregjet kineze, por është raportuar se një gjeneratë e dytë e tij do të shpërndahet në tregjet kryesore ndërkombëtare të Volkswagen në vitin 2025 ose më vonë.
Këto imazhe “spiune” tregojnë se marka gjermane ka përdorur një maskim për ta bërë Tayron të duket si një Tiguan Allspace, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Volkswagen Tayron vjen me një motor të zakonshëm 2.0 litërsh turbo-benzinë dhe një transmision automatik me shtatë shpejtësi.
Në Evropë, modeli i ri pritet të ofrohet me dy sisteme hibride-plug të cilët bashkojnë motorin elektrik me një me benzinë 1.5 litërsh.
Siç është raportuar, Tayron po planifikohet të ndërtohet në fabrikat gjermane në Wolfsburg, e jo në Meksikë.
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë