Fjalëkalimi më i keq për vitin 2014

22:19 | 10 Shkurt 2015
Arbresh Info

Edhe këtë vit, listën e fjalëkalimeve më të këqija që përdorin persona të ndryshëm në internet e kryeson fjalëkalimi ‘123456’. Kjo listë sikurse edhe viteve të kaluara publikohet nga ‘SplashData’. Disa nga fjalëkalimet e këqija por që më shumë janë përdorur janë edhe ‘12345678’, ‘qwerty’, ‘password’ apo fjalëkalimi ‘batman’, që nuk ishte pjesë e top listës së fjalëkalimeve më të këqija për vitin 2013. Këtë listë ‘SplashData’ e nxjerrë duke gjurmuar fjalëkalimet e vjedhura që gjenden në skedarët të cilët hakerët e ndryshëm i kanë publikuar në internet. Këto top fjalëkalime përbëjnë 2.2% të totalit të fjalëkalimeve të publikuara. Pra në vitin 2014 janë përdorur më pak fjalëkalime të këqija, dhe ndoshta jehona e madhe që i është bërë ndërhyrjeve të hakerëve në kompani të ndryshme si ‘Sony’ apo ‘Target’ ka ndikuar që njerëzit të brengosen për të dhënat e tyre dhe të përdorin fjalëkalime më të vështira për t’u gjetur.

Pozita Fjalëkalimi Pozita në vitin 2013
1 123456 1
2 password 2
3 12345 20
4 12345678 3
5 qwerty 4
6 123456789 6
7 1234 16
8 baseball i ri
9 dragon i ri
10 football i ri
11 1234567 8
12 monkey 17
13 letmein 14
14 abc123 5
15 111111 7
16 mustang i ri
17 access i ri
18 shadow 18
19 master i ri
20 michael i ri
21 superman i ri
22 696969 i ri
23 123123 11
24 batman i ri
25 trustno1 24

Ne ju sygjerojmë që mos të përdorni asnjë nga këto fjalëkalime, si dhe të lexoni këtë artikull të shkruar kohë më parë rreth sigurisë së fjalëkalimeve./.itshqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme