Ferrari ka prezantuar një tjetër mrekulli motorike, “SF90 Spider”, versionin e konvertueshëm të hibridit “SF90 Stradale”.
Makina e re do të ketë specifika të ngjashme me modelin e nxjerr në treg vitin e shkuar, me një motor me djegie me 8 cilindra dhe 780 kuaj fuqi, të integruar në dy motorë elektrikë të montuar në pjesën e përparme.
Me shpejtësi maksimale prej 340 km/orë, hibridi SF90, mund të ecë për 25 km, duke përdorur energjinë elektrike, çka bën që mjeti të kalojë në zonat e banuara përmes qyteteve në qetësi dhe pa emetuar gazra.
Prodhuesi i makinave ka premtuar se deri në vitin 2022, 60% e mjeteve në shitje do të jenë hibride. Një Ferrari totalisht elektrik nuk pritet të paktën deri në vitin 2025, pasi teknologjia për bateritë kërkon studim dhe zhvillim të mëtejshëm dhe po ashtu do të duhet të përgatiten edhe klientët të cilët janë mësuar më një motor të zhurmshëm dhe jo një makinë që lëviz në qetësi. /A2news/

Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...