Gjiganti social Facebook ua ka mundësuar përdoruesve që të bllokojnë shfaqjen e reklamave politike në muajt e fundit para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rrjeti më i madh social shpreson se do të ndihmojë katër milionë amerikanë që të regjistrohen si votues të rinj.
Facebooku është përballur me kritika të shumta kur lejoi reklamat politike me informacione të rrejshme.
Platforma rivale e Facebookut, Twitteri, ka ndaluar reklamimin politik që prej muajit tetor të vitit 2019.
Përdoruesit e Facebookut dhe Instagramit do të kenë mundësi që të ndalin të gjitha reklamat politike.
Në rast të rishfaqjes së tyre edhe pas bllokimit, përdoruesit mund t’i raportojnë ato te qarqet kompetente të rrjetit.
Bllokimi i reklamave do të fillojë që prej të mërkurës.
Opsioni i ri i Facebookut do të nisë nëpër të gjitha shtetet amerikane, ndërsa në vjeshtë do të mund të përdoret nëpër të gjitha shtetet e botës.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...