Rrjeti social, Facebook është akuzuar nga 25000 përdorues se ka shkelur ligjet evropiane mbi privatësinë. Një fushatë private, e quajtur “Europe vs Facebook”, ka mbikëqyrur Facebook-un për të parë nëse po bën gjënë e duhur me të dhënat e përdoruesve të saj. Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të përmirësojë rregullat e privatësisë së të dhënave në internet dhe shpërndarjen e tyre.
Në fushatë janë përfshirë deri tani mbi 25 mijë përdorues të sajtit. Ata mendojnë se Facebook ka shkelur ligjet evropiane mbi mënyrën se si i monitoron përdoruesit kur shtypin butonin “like” (pëlqej). Për këtë, Facebook duhet t’u paguajë përdoruesve 500 euro për përdorimin e të dhënave të tyre për qëllime marketingu.
Max Schrems, avokat dhe aktivist, deklaroi: “Ne pretendojmë të marrim vetëm një shumë të vogël, meqë qëllimi ynë kryesor është mbrojtja e të dhënave personale. Megjithatë, nëse marrin pjesë me mijëra njerëz, ne mund të arrijmë në një shifër që mund të ketë ndikim serioz tek Facebook.” Zoti Schrems do që të ndalohet mbikëqyrja masive nga rrjeti social Facebook. Çështja do të gjykohet nga një gjykatë austriake.
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës