Galatasaray mposhti rivalin e përjetshëm Fenerbahçen me rezultat bindës 3-0 në shtëpi, duke nisur numërimin mbrapsht drejt titullit të katërt radhazi.
Fenerbahçe fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Davinson Sanchez ndaj Sidiki Cherif. Megjithatë, Anderson Talisca humbi nga pika e bardhë në minutën e 13-të.
Pas këtij momenti, Galatasaray mori kontrollin e lojës dhe kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e Victor Osimhen.
Në pjesën e dytë, presioni i vendasve u shtua dhe ata fituan një tjetër penallti pas ndërhyrjes ndaj Yunus Akgun.
Situata u përkeqësua për Fenerbahçen kur portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Baris Alper Yilmaz shënoi nga penalltia për 2-0.
Në minutat e fundit, një gabim i portierit zëvendësues Mert Gunok u ndëshkua nga Lucas Torreira, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e 83-të.
Me këtë fitore të madhe në derbi, Galatasaray i afrohet ndjeshëm një tjetër titulli kampion, duke lënë pas rivalin direkt në një moment vendimtar të sezonit.
Galatasaray ka 74 pikë, derisa Feneri është i dyti me 67 pikë./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...