Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës

21:48 | 26 Prill 2026
D.H

Peja ka arritur ta fitojë ndeshjen e dytë gjysmëfinalë ndaj Trepcës me rezultat 95-93.

Pjesa e parë u mbyll 38-42 në të mirë të mitrovicasve, shkruan Arbresh.info.

Në dy çerekët tjerë pejanët ishin më të koncentruar dhe falë peformancës fantastike të Braceyt, pejanët barazuan serinë.

Pikërisht, Bracey ishte më i dalluari me 26 pikë.

Tek Trepça, Amzil luajti me 17 pikë.

Seria tashmë është 1-1 dhe ndeshja e radhës luhet të enjten në “Minatori”. Në finale kalon skuadra që arrin tri fitore e para./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale