Eurodeputetët të enjten kërkuan që të miratojnë një mbushës universal për të gjithë telefonat, duke e vendosur një përplasje me Apple i cili e kundërshtoi atë. Në një rezolutë jo detyruese 582 në favor dhe 40 ishin kundër për miratimin e një mbushësi të përbashkët për telefonat mobil dhe pajisjeve tjera.
“Shfrytëzimi i tepërt i mbushësve shkakton shpenzime të tepërta dhe bezdi për konsumatorët, po ashtu mbeturina për mjedisin”, thuhet në tekst. Prandaj, ekziston një “nevojë urgjente për veprim rregullator të BE-së”, duke bërë thirrje për masa “deri në korrik të vitit 2020”. Ideja për një mbushës të vetëm u lëshua në vitin 2009 nga Komisioni Evropian dhe u prit me hezitim nga industria e telefonisë celulare që nga fillimi. Numri i llojeve të mbushësve megjithatë ka rënë ndjeshëm në 10 vitet e kaluara, nga 30 në tre sot. Komisioneri Evropian Maros Sefcovic premtoi se Komisioni do të trajtojë çështjen përmes “një kombinimi të opsioneve të politikave përfshirë masat rregullatore”.
Por gjiganti i telefonit celular Apple është kundër idesë së një mbushësi universal. Komisioni i BE-së do të botojë “në ditët e ardhshme” një “studim për të vlerësuar situatën”, tha një zëdhënës. Në Evropë, mbeturinat elektronike në vitin 2016 arritën në 12.3 milionë ton ose 16.6 kg mesatarisht për person.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...